Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2009

Kënga Magjike 2009 u mbajt në sallën e pallatit te Kongreseve sërish në muajin Nëntor. Një festival që vijon të jetë i pasqyruar në të gjithë mediat, që vazhdon të ketë jehonë dhe ndikim të gjerë brenda e jashtë kufijve shqiptarë.
Është ky eveniment i rëndësishëm i muzikës shqiptare, që në fakt sjell risi jo vetëm me rrymat muzikore, por edhe në elementët e spektaklit.
Në këtë festival këngëtarja Adelina Ismajli i rikthehet skenës shqiptare pas 10 vitesh mungesë.
Përgjatë tri netëve në Pallatin e Kongreseve në krah të prezantuesit Ardit Gjebrea janë Carmen Gjani dhe Katia Kongoli, njëra rumune e tjetra ukrainase. Ky bashkëpunim solli për teleshikuesit edhe një kolazh përshëndetës me këngë në të tri gjuhët.
Këngëtaret Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu, me votat e kolegëve këngëtarë, marrin çmimin e parë me këngën “Rruga e zemrës”, kompozuar nga Darko Dimitrov.

Home