Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2010

Viti 2010 mund të konsiderohet jo vetëm festivali i këngëve, por edhe i performancave realizuar nga këngëtarët pjesëmarrës në skenën e Pallatit të Kongreseve.
Për herë të parë në këtë edicion votat e këngëtarëve për njëri-tjetrin bëhen publike.
Ashtu si një vit më parë, edhe në këtë edicion prapaskena është kthyer në një skenë të dytë, nga ku kanë ardhur live emocionet e këngëtarëve të vendosur aty.
Në krah të prezantuesit Gjebrea këtë vit ka qenë braziliania Andresa Soares Ambrozio Fagundes dhe amerikania Kelly Goc.
Fitues të këtij edicioni shpallen këngëtarët Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, me këngën “Sa e shite zemrën”.

Home