Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2013

Kënga Magjike 2013 ndjek tashmë suksesin e viteve paraardhëse, si një festival i afirmuar me pjesëmarrje të gjerë të artistëve nga Shqipëria dhe diaspora, një event që u jep hapësirë të konsiderueshme artistëve të rinj.
Me një skenë madhështore që vijon të realizohet nga mjeshtri Gaetano Castelli, ky edicion që shënon edhe vitin e 15-të të tij, ngjit në skenë bashkë me prezantuesin Gjebrea, dy vajza të reja që për herë të parë përjetojnë eksperiencën si prezantuese: Mariela Berliku dhe Ervisa Lati. Dy vajzat janë përzgjedhur nga produksioni i festivalit në mënyrë rastësore, përgjatë një “audicioni” të realizuar në ambjentet publike të kryeqytetit.
Kënga “Tatuazh në zemër” e Besa Kokëdhimës është fituese e këtij edicioni, pasi mori numrin më të madh të pikëve nga votimi i këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival.
Regjisorë të festivalit janë Aldon Lipe dhe Iv Tase.

Home