Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2016

Edicioni i 18-të i Festivalit Kënga Magjike 2016 solli një koncept krejt të ri, duke i ndarë këngëtarët pjesëmarrës në dy kategori: BIG dhe New Artist, ku kjo e fundit vlerësohej nga juria profesionale e festivalit, e përbërë nga: Ulis Krajka, Juliana Pasha, Olti Curri, Venera Lumani dhe DJ Sardi.
Koncepti i ri solli ndryshime në strukturën e festivalit, duke përfshirë të dyja fazat, edhe prezantimin e këngëve gjatë programit “E Diela Shqiptare”, edhe strukturën e netëve finale. 
Në krah të Gjebreas si bashkëprezantuese në netët finale të festivalit ishte Princesha Elia Zaharia Zogu, e cila u shfaq jo vetëm si prezantuese, por edhe me realizimin e disa performancave artistike.
21 ishin këngëtarët që arritën deri në finalen e madhe dhe fituesja e këtij edicioni u shpall Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”, ndërsa fitues i Çmimit Best New Artist u shpall Flori Nazifi me këngën “Mos ik”, duke u kualifikuar përgjithmonë në kategorinë Big në festivalin Kënga Magjike.
Regjisorë të festivalit ishin Aldon Lipe dhe Iv Tase.

Home