Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2018

Për të celebruar edicionin e 20-të të Kënga Magjike në natën e parë të festivalit u ngjitën në skenën e Pallatit të Kongreseve 20 fëmijë të lindur në vitet dhe datat e zhvillimit të Festivalit; që prej vitit 1999 e deri në vitin 2017 dhe babai i fëmijës që lindi në natën e parë të Kënga Magjike 2018.
Ky edicion jubile i Kënga Magjike, për herë të parë u ndoq live nëpërmjet teknologjisë VR, gjithashtu do të kujtohet për kualifikimin e këngëtarëve të kategorisë New Artist për në Pallatin e Kongreseve, duke qenë më të shumtë në numër se sa kategoria BIG. Për herë të parë për kategorinë New Artist, përveç jurisë, voton edhe publiku. Çmimi Best New Artist shkoi për këngëtaren Wendy Mancaku.
Prezatuesja televizive Bora Zemani dhe koreografja Klaudia Pepa ishin bashkëprezantueset e Gjebreas në 3 netët e festivalit. 
Rikthimi i disa prej prezantueseve ndër vite për të përjetuar edhe një herë emocionin e prezantimit të Kënga Magjike, ishte një tjetër veçori e këtij edicioni.
Të ftuarit specialë, tenori Saimir Pirgu dhe kantautori Pirro Çako, sollën një prej këngëve histori në muzikën shqiptare “Këputa një gjethe dafine”.
Kënga “Plas” e Flori Mumajesit u shpall fituesja e çmimit të madhe Kënga Magjike 2018.

Home