Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2019

Edicioni Kënga Magjike 2019 shtrin kufijtë gjeografikë. Këngëtarë nga e gjithë bota bëhen pjesë e magjisë shqiptare, duke shtuar edhe çmimet Best Big International dhe Best New International Artist. 
Çmimi Best Big International u fitua nga artistja nga Maqedonia e Veriut, e renditur e dyta në Eurovision Song Contest 2019, Tamara Todevska me këngën “Monsters”. Çmimi Best New International Artist fitohet nga grupi italian SISMA me këngën “Com` e possibile”.
Pas traditës disavjeçare të vlerësimit me çmime të të gjithë artistëve që kualifikoheshin në natën finale, produksioni vendos që çmimet do të jepen vetëm për tre këngët e para, ku fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.
Juria: Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi,  DJ Miss Rose & DJ Stone dhe Enkel Demi shpallën fitues të kategorisë New Artist këngëtarin shqiptar ardhur nga Gjermania Khuba, me këngën “Ndryshe”.
Ky edicion i “Kënga Magjike” erdhi me misionin bamirës #këndojpërtëndërtuar për t`u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Home