“Kënga Magjike” në Tv Klan kurorëzoi fituesit e saj të edicionit të 23-të.
Çmimi i madh shkoi për Marsela Çibukaj, e cila konkurroi me këngën “I paftuar”. Këngëtarja fitoi gjithashtu në kategorinë “Big Artist”.
Një triumf i madh ishte për artisten Michela Paluca, një zbulim i rubrikës “Mam, po ti?” nga “E diela shqiptare”, e cila fitoi vendin e dytë. Fituesja e vendit të tretë u shpall Anxhela Peristeri me “Kalimtar”.
4 kupa të tjera u ndanë për artistët shqiptarë dhe të huaj në kategoritë “Big” dhe “New”.
Marsela Çibukaj – fituesja e “Kënga Magjike 2022”dhe kategorisë “Big Artist”.
Michela Paluca – fituese e vendit të dytë
Anxhela Peristeri – fituese e vendit të tretë
Martin Pano – Best New Artist
Mamagama – Best New International
Le Deva – Big International