28.03.21
Këngëtari merr propozim live, por e refuzon…

Në vitin 2018 në bashkëpunim me Olsi Bylykun ai ishte pjesë e kategorisë New Artist, por vota e këngëtarëve e kategorizoi atë përgjithmonë në kategorinë Big. Bëhet fjalë për këngëtarin Lorenc Hasrama, i cili në këtë edicion të Kënga Magjike vjen me këngën e titulluar “Pafund”. Ashtu si gjithë artistët e tjerë Big, atij iu bënë dy pyetje nga publiku. Njëra prej tyre mbarte me vete edhe një propozim, që artisti e refuzoi…

Denilda: Përshëndetje Lorenc, unë jam Denilda dhe të përshëndes nga Gjermani. Ato tatuazhet që të duken nuk janë pak, a do ta bëjë ti portretin e të dashurës tënde tatuazh?

Lorenc Hasrama: Jo.

Ardit Gjebrea: Sa tatuazhe ke?

Lorenc Hasrama: Kam disa, mjaftueshëm. Por që nuk do e bëja. Ndoshta mund të bëja ndonjë simbol, ndonjë gjë që ka lidhje me të, po jo kështu gjëra të mëdha.

Ardit Gjebrea: Një foto në zemër…

Lorenc Hasrama: Jo jo, t’i lemë ndonjë vend babës, nënës… Zot na fal, larg qoftë!

Shirli: Përshëndetje Lorenc. Unë jam Shirli. Një pyetje kisha, a je në një lidhje apo jo? Nëse jo, a pranon të dalim bashkë?

Lorenc Hasrama: Është e komplikuar, nuk ta sugjeroj të dalim bashkë (qesh).

Ardit Gjebrea: Përse çfarë ndodh?

Lorenc Hasrama: Nuk dua të flas për këtë temë.

Ardit Gjebrea: Nuk do fare? As që je i lidhur, ose jo…

Lorenc Hasrama: Është e komplikuar.

Ardit Gjebrea: Është marrëdhënie e komplikuar kjo që ke tani?

Lorenc Hasrama: Po.

Ardit Gjebrea: Po çkomplikoje dhe ja ku e ke gocën…

Artikuj Të Tjerë

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

Walter Ricci është një këngëtar napoletan i rrymës jazz/soul. Kantautori është mahnitur nga jazz dhe stilet e shumta të kësaj rryme që kur filloi të dëgjonte gjigandë të tjerë si Frank Sinatra, Tony Bennett dhe Ella Fitzgerald në moshën 8 vjeç. Ai filloi karrierën e...

read more
Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Tanimë është bërë traditë që Kënga Magjike të ketë një “frymë internacionale”.  Edhe këtë edicion diversiteti nuk mungon. Këngëtarja që viztion Shqipërinë për herë të parë është këngëtarja nga Kroacia Martina Majerle. Kush është artistja që prezanton këngën e saj këtë...

read more
“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

Alban Ramosaj është një këngëtar i cili sjell gjithnjë materiale të ndryshme dhe “eksperimentale”.  Pas 5 vitesh rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike. Këtë vit Ramosaj vjen si kantautor me këngën “Thikat e mia”. Kënga është kompozim i tiji, ndërsa produksioni...

read more
“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

Semi Jaupaj është këngëtarja që rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike, pas 6 vitesh mungesë. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë në vitin 2015 me këngën “Veç lotët” ku fitoi çmimin “Tendencë”. Këtë edicion Semi vjen me “Jetike”, një baladë nga Flori Mumajesi.Në...

read more