Kategori
Lajme

Klinti Çollaku: “Në dashuri s’ka gallatë.”

Klinti Çollaku ishte këngëtari, i cili çeli javën e pestë të konkurrimit. Kënga e tij “Si t’ja bojm’ na” rikthen artistin në një dimension tjetër, me shumë ritëm.
“Unë e quaj një rlinidje për mua si artist, sepse gjithmonë kam ardhur me balada dhe kësaj vendosa të sjell një këngë ndryshe.” – u shpreh Klinti.

Nga ana tjetër përpos ritmit që kënga fal, një element që të tërheq vëmendje është fabula e tekstit. “Si u lidhëm ti dhe unë, njëri tjetrin si durum’ boni bum-burubum.”
Me sa duket Klinti paska një dashuri disi agresive, por edhe plot dilema. Për kengamagjike.com këngëtri u shpreh se me anë të titullit i drejtohet asaj (që s’di t’ja bëjë si të jetë bashkë me Klintin). Ai u shpreh se kjo këngë shfaq më së miri Klintin në jetën e përditshme, një Klint sarkastik, plot energji e gallata.
Nga ana tjetër këngëtari tha se në dashuri nuk ka “gallatë”.

Home