Kategori
Artistet-big

KLINTI ÇOLLAKU

Një nga zërat potent të muzikës shqiptare, Klinti Çollaku e ka nisur karrierën e tij me fitore mjaft të rëndësishme, si çmimi i tretë në “Gjeniu i Vogël 4” dhe fitues i vendit të parë në “The Voice of Albania 6”. Klinti ka qenë pjesëmarrës në disa festivale si “Festivali i RTSH-së”, “Top Fest” dhe “Kënga Magjike” si edhe ka publikuar disa videoklipe muzikore, një ndër to edhe publikimi i këngës së parë të kompozuar nga vetë ai “Kush të do”. Në Tetor 2017, Klinti Çollaku merr pjesë në “Kënga Magjike 2017” me këngën “Më s’më gjen”, ku vlerësohet me Çmimin e Produksionit, ndërsa në vitin 2021 mori sërish pjesë në festival në duet me Xhesika Polo. Pjesëmarrja e tij e tretë në “Kënga Magjike” me këngën “Si t`ia bojm na”.

Home