Kategori
Lajme

“Kush janë ata? Sot në orën 18:00 zbulohen tre artistët e parë BIG.”

Është bërë e ditur që “Kënga Magjike 2022” do të çelë fazën prezantuese këtë të dielë (dt.18) në emisionin “E diela shqiptare” në TV Klan. Kengamagjike.com ka zbuluar edhe më shumë risi si:

•Shtrirja gjeografike e “Kënga Magjike” nga Europa deri në SH.B.A”, ku artistë të ndryshëm do të prezantojnë kulturën e tyre artistike në vazhdim.

•Prezantimi i sistemit “CuePilot”, një teknikë televizive, e cila aplikohet për herë të parë në historinë e televizionit shqiptar. Tanimë “Kënga Magjike” bashkëpunon me të njëjtin staf bashkëpunues të “Eurovision Song Contest”.

•Ndryshimi i anëtarëve të jurisë, ku përveç Jonida Maliqit dhe Kozeta Kurtit, jurisë i bashkohen emra të rinj si Pirro Çako, Ema Andrea dhe Anxhela Faber.

•Prezantimi i hapësirës mediatike të festivalit, ku çdo lajm ekskluziv do të vijë në kohë reale për ju.

Kengamagjike.com zyrtarisht sot në orën 18:00 zbulon emrat e tre artistëve të parë, të kategorisë “BIG”, të cilët së bashku me new artists, do të çelin garën e edicionit të 23-të të “Kënga Magjike”. Balada, ritëm, rikthime dhe risi në rryma muzikore priten këtë të dielë.

Home