Fiton Top Fest 6 me këngën “Ëndërroj”. Në vitin 2016-të ka marrë pjesë në edicionin e 5-të të “American Idol”. Fiton Festivalin e 55-të këngës në RTSH, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2017”. Ka kënduar krah artistëve si Stevie Wonder, Rihanna, Backstreet Boys, Ceelo Green, LMFAO etj. Vjen për herë të 4-t në Festivalin Kënga Magjike, me emrin e saj të artit – Lindita!
Ardit Gjebrea: Je dobësuar akoma?
Lindita: Pse dukem? Nga stresi, Kënga Magjike.
Ardit Gjebrea: Nga Amerika erdhe në Tiranë, pastaj Prishtinë dhe nesër përsëri në kontinentin tjetër. Çfarë dashurish ke në secilin vend?
Lindita: Nuk i dalloj si gishtat e dorës.
Ardit Gjebrea: Vërtetë?
Lindita: Po, sepse jam rritur artistikisht në Tiranë edhe kështu “jetërisht” në Kosovë.
Ardit Gjebrea: Dhe pastaj në Amerikë me familjen?
Lindita: Po, në Amerikë është mirë, por kur nuk i ke njerëzit e tu afër, prindërit, familjen, është pak më e vështirë. Po ja dalim.
Ardit Gjebrea: Pa t’pa kush?
Lindita: Dashnia.
Edhe për Linditën fansat e “Kënga Magjike” kanë dy pyetje.
Pyetja 1: Si ishte ta takosh J.Lo nga afër?
Lindita: Ishte një mrekulli e vërtetë, ajo është shumë e mirë.
Ardit Gjebrea: Ti e ke parë Jennifer Lopez nga afër e ke takuar?
Lindita: Po, e kemi pasur si “coach” (trajnere) pak a shumë.
Ardit Gjebrea: Dhe si ishte?
Lindita: Shumë e thjeshtë, shumë e dashur, shumë e ëmbël dhe shumë më e bukur.
Pyetja 2: Nëse do të ktheheshe pas në kohë dhe do të shihje veten tënde sërish adoleshente, çfarë këshille do t’i jepje?
Lindita: Të jem edhe më e çmendur.

Artikuj Të Tjerë

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…
Artisti i parë që çel garën e artistëve “BIG” në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Erik Lloshi. Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për kanto dhe aktualisht jep leksione për...

Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra
Artisti i dytë BIG që vjen në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Julian Lekocaj. Dalja e tij e parë në skenë ka qenë në Mr. Albania 2001, ku renditet në Top Five. 2. Hera e tij e parë si këngëtar ka qenë në Kënga Magjike 2002. Konkurron në 3 edicione...

Me kë është Era Rusi? Përgjigjet këngëtarja: Pandemia nuk na ka lejuar të…
Artistja e fundit që mbyll javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Era Rusi. Era ka përfunduar studimet për kanto jashtë vendit, diplomuar edhe në degën e Gazetarisë në Shqipëri. Ka perfaqesuar vendin në shumë kompeticione ndërkombëtare duke fituar disa...

Motrat Kumrija gjithmonë të pandara, por këtë herë Enxhi vjen vetëm në “Kënga Magjike 2021” sepse…
Ajo është gjithnjë e pandarë nga motra e saj, por këtë herë vjen vetëm në festivalin “Kënga Magjike 2021” pas 5 vitesh rikthehet Enxhi Kumrija me këngën “Gjithçka”. Pas studimeve në Shqipëri për violinë dhe në Itali, është çertifikuar edhe si Producente Muzikore....