28.03.21
Lutja e Eva Alikajt për Ardit Gjebrean dhe përgjigja e tij

Tre artistë të tjerë Big prezantuan këngët e tyre këtë diel në “Kënga Magjike”. Mes tyre ishte edhe artisti Çlirim Denaj, i cili u rikthye në këtë festival pas 20 vitesh. Denaj erdhi në një duet me Eva Alikajn, të titulluar “Mos më provoko”.

Për Alikajn kjo është hera e parë që bëhet pjesë e një festivali. Çlirim Denaj tregon sesi lindi ideja.

“Ne jemi kushërinj me Evën. E kam vajzë daje dhe gjithmonë kisha menduar përse të mos këndojmë bashkë me Evën, kjo i kishte mundësitë për të kënduar. E mendova këngën, e mendova tekstin. I bëra thirrje, Eva ishte në Austri. E pëlqeu këngën dhe ja sot ndodhemi këtu”.

Ndërsa Eva kishte një kërkesë të veçantë për Ardit Gjebrean.

“Kam një lutje… do të dëshiroja të këndonim njëherë një duet bashkë. Është tepër ndoshta…Të lutem.”

Gjebrea teksa i puthi dorën i tha: “Kjo është përgjigja, patjetër”.

Artikuj Të Tjerë

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Artisti i parë që çel garën e artistëve “BIG” në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Erik Lloshi. Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për kanto dhe aktualisht jep leksione për...

read more
Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra

Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra

Artisti i dytë BIG që vjen në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Julian Lekocaj. Dalja e tij e parë në skenë ka qenë në Mr. Albania 2001, ku renditet në Top Five. 2. Hera e tij e parë si këngëtar ka qenë në Kënga Magjike 2002. Konkurron në 3 edicione...

read more
Lindita tregon për takimin e saj me Jennifer Lopez

Lindita tregon për takimin e saj me Jennifer Lopez

Fiton Top Fest 6 me këngën “Ëndërroj”. Në vitin 2016-të ka marrë pjesë në edicionin e 5-të të “American Idol”. Fiton Festivalin e 55-të këngës në RTSH, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2017”. Ka kënduar krah artistëve si Stevie Wonder, Rihanna,...

read more