Kategori
New International Artist

MAMAGAMA

Mamagama është një band muzikor, krijuar në vitin 2022, por në fakt historia e tyre nis më herët. Vokalisti Safael (Asaf Mishiyev) është lindur dhe rritur në Baku, Azerbajxhan, i cili që prej moshës 14 vjeçare ka performuar në disa show dhe festivale vendase dhe ndërkombëtare. Safael është diplomuar në Jazz Performance, është ‘vocal coach’ për fëmijë, gjithashtu jep edhe mësime private për kitarë. RomaZee (Roman Zilianev) është një çelist i njohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me çmime, dhe pavarësisht moshës mjaft të re, ai tashmë është nënkryetar i një akademie muzikore në Kinë. Roma është i etur për zbulime muzikore, ka aftësinë të mësojë shumë shpejt instrumente muzikore dhe kalon orë të tëra me editimin e  muzikës që krijon grupi. Aspirata e tyre më e madhe në karrierë është të formojnë një komunitet ndërkombëtar artistësh që të mbështesin ambiciet e njëri-tjetrit dhe të ndihmojnë artistët e rinj të gjejnë audiencën e tyre në mbarë botën. Të dy Sefi dhe Roma janë muzikantë profesionistë, por nëse pyeten për stilin e tyre muzikor, ata preferojnë ta mbajnë atë larg etiketave – “Pa kornizë” është ajo që ata predikojnë.

Home