11.04.21
Me kë është Era Rusi? Përgjigjet këngëtarja: Pandemia nuk na ka lejuar të…

Artistja e fundit që mbyll javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Era Rusi.

Era ka përfunduar studimet për kanto jashtë vendit, diplomuar edhe në degën e Gazetarisë në Shqipëri. Ka perfaqesuar vendin në shumë kompeticione ndërkombëtare duke fituar disa çmime. Fituese e Festivalit Europian të Fëmijëve në vitin `97. Në Pop & Rock Festival në Athinë në vitin 2007 Era fiton çmimin e parë. Ne festivalin Kënga Magjike, merr pjesë 8 herë, duke rrëmbyer çmime prestigjioze.

Ardit Gjebrea: Arti mbeti pezull për gjithë këtë periudhë pandemie. Asgjë nuk është si më parë, çfarë të bëri të kuptosh kjo periudhë e zgjatur e pazakontë?

Era Rusi: Rëndësinë e familjes dhe sa shumë më kishin munguar.

Ardit Gjebrea: Ndenje me ta gjatë?

Era Rusi: Shumë, gjatë gjithë pandemisë dhe vazhdojmë rrimë bashkë. Kam filluar të kuptoj që duhet të kisha ndenjur edhe më përpara. Kështu që po shfrytëzoj kohën e humbur.

Fansat e Era Rusit nuk mund të mungonin në pyetjet e publikut të “Kënga Magjike”. Ata i kanë bërë një pyetje këngëtares për jetën e saj private:

Në marrëdhënien në çift je posesive, ka ndryshuar gjë kohët e fundit? Me kë je tani?

Era Rusi: Nuk ka ndryshuar asgjë, sepse pandemia nuk na ka lejuar të afrohemi.

Ardit Gjebrea: Nuk e kam dëgjuar që je posesive, pse kështu ke thënë?

Era Rusi: Nuk jam posesive, thjesht i dua gjërat e mia për veten time. Po e mbaj për vete edhe këtë pjesë të karakterit. Nuk shqetësoj të tjerët.

Ardit Gjebrea: Sa i përket këngës “Më zëvendësove” çfarë është?

Era Rusi: “Më zëvendësove” është një vajzë, një grua, mund të jetë çdokush nga ne. Është një përjetim…

Ardit Gjebrea: E dëgjojmë më mirë përmes këngës… 

Artikuj Të Tjerë

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

Dy emra që vijnë këtë të dielë në Kënga Magjike janë Fifi dhe Bruno. Dy këngëtarët kanë bashkuar forcat në një duet që ka gjasa të jetë hiti i verës 2021. Kënga titullohet “Fiksim” dhe është produksion i studios Threedots. Kur vjen puna tek paraqitjet skenike Fifi dhe...

read more