Kategori
Artistet-big

MISHELA RAPO

Mishela Rapo ka nisur rrugën e muzikës që në moshën 8 vjeçare. Është finaliste e Gjeniut të Vogël 4, pjesëmarrëse 3 herë në festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve Shkodër, ku është vlerësuar me tre çmime: Debutuesja më e mirë, fituese e Festivalit të 50-të dhe çmimi “Inva Mula”. Ka fituar festivalin e fëmijëve të Tiranës në 2015 dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në “Junior Eurovision 2015”, duke u renditur në vendin e 5-të. Ka fituar Olimpiadën e turqishtes dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në festivale ndërkombëtare në Turqi, Australi dhe këtë vit në Gjermani dhe Danimarkë. Është tekstshkruese e dy këngëve në festivalin “Junior Fest Albania” 2016, 2017. Ka publikuar 9 klipe të reja së bashku me tre pjesëmarrjet e saj në festivalin “Kënga Magjike”. Ka marrë pjesë në spektaklet si 100 vjet muzikë, Musical Muziklan, Maratona e Këngës, etj. Mishela ka studiuar në liceun artistik dhe aktualisht punon si Asistent Pedagoge në Universitet, e specializuar për Administrim Biznesi. Pjesëmarrja e saj e katërt në “Kënga Magjike” me këngën “Zonjusha Anonime”.

Home