04.04.21
“Miss World Italia” vjen në “Kënga Magjike 2021”, Valeria Altobelli: Shqipëri të dua!

Valeria Altobelli ka studiuar që e vogël piano, kitarë, solfezh dhe kanto. Në teatër dhe kinematografi njihen sukseset në “Una note da Scare”, “Tiramisu” etj. Në vitin 2004, kurorëzohet si “Miss World Italy” dhe në spektaklin “Miss World” këndon me Lionel Richie. Në show-n “Tale e Quale Show” në vitin 2017 shpallet fituese dhe kthehet si kampione në 2018-ën në Rai 1. Aktualisht vijon me projekte televizive në Rai dhe Mediaset, si dhe angazhime ndërkombëtare në kinematografi.

Valeria Altobelli vjen në festivalin “Kënga Magjike 2021” me këngën “Anima Semplice” (Shpirt i thjeshtë).

Ardit Gjebrea: Kënga, instrumentet që luan, kompozitore, “Miss World Italy”, personazh televiziv, themeluese e një fondacioni kundër dhunës ndaj grave. Çfarë do presim akoma nga ty?

Valeria Altobelli: Të jesh këtu Ardit është një emocion i jashtëzakonshëm. Dua t’ju falenderoj edhe në emër të artistëve dhe të gjithë popullit të muzikës sepse po na jep mundësinë për të takuar ata që ne i duam që janë njerëzit.

Ardit Gjebrea: Puna të ka bërë të udhëtosh në të gjithë botën, çfarë të pëlqen nga Shqipëria jonë e vogël?

Valeria Altobelli: Dashuroj njerëzit, jeni njerëz të vërtetë me vlera të mëdha. Na ka shkëputur një tërmet, na ndan deti Adriatik, por populli italian e do Shqipërinë. Shqipëri, të dua!

Ardit Gjebrea: E thënë nga një italiane ta duam Shqipërinë, ç’duhet të themi ne?

Valeria Altobelli në skenën e “Kënga Magjike 2021”

Nuk mund të mungonin as pyetjet e fansave të festivalit “Kënga Magjike 2021”.

Pyetja 1: Cilat ishin pritshmëritë e tua në momentin që u zgjodhe “Miss World Italia”, a e parashikove atë që ndodhi në karrierën tënde?

Valeria Altobelli: Asnjëherë nuk mund ta parashikoja. Ishte hap pas hapi, por me muzikën sepse unë arrita në “Miss World” me talent. Këndova në Kinë me Lionel Richie dhe kjo ishte një sukses i madh.

Pyetja 2: Shqiptarët e kanë shprehur gjithmonë pëlqimin e tyre për spektaklet italiane. Nëse do të jepej mundësia të hiqje apo të shtoje ndonjë element nga show-t italian, cili do të ishte ai?

Valeria Altobelli: Në këtë moment ndoshta Italia është në një fazë relaksimi, kurse këtu në Shqipëri unë pash shumë energji. Do të doja që edhe vendi im të ishte kështu me kaq shumë energji siç është Shqipëria. Edhe ne italianët dimë të ecim përpara si shqiptarët…

Artikuj Të Tjerë

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Artisti i parë që çel garën e artistëve “BIG” në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Erik Lloshi. Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për kanto dhe aktualisht jep leksione për...

read more
Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra

Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra

Artisti i dytë BIG që vjen në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Julian Lekocaj. Dalja e tij e parë në skenë ka qenë në Mr. Albania 2001, ku renditet në Top Five. 2. Hera e tij e parë si këngëtar ka qenë në Kënga Magjike 2002. Konkurron në 3 edicione...

read more
Lindita tregon për takimin e saj me Jennifer Lopez

Lindita tregon për takimin e saj me Jennifer Lopez

Fiton Top Fest 6 me këngën “Ëndërroj”. Në vitin 2016-të ka marrë pjesë në edicionin e 5-të të “American Idol”. Fiton Festivalin e 55-të këngës në RTSH, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2017”. Ka kënduar krah artistëve si Stevie Wonder, Rihanna,...

read more