04.04.21
Motrat Kumrija gjithmonë të pandara, por këtë herë Enxhi vjen vetëm në “Kënga Magjike 2021” sepse…

Ajo është gjithnjë e pandarë nga motra e saj, por këtë herë vjen vetëm në festivalin “Kënga Magjike 2021” pas 5 vitesh rikthehet Enxhi Kumrija me këngën “Gjithçka”.

Pas studimeve në Shqipëri për violinë dhe në Itali, është çertifikuar edhe si Producente Muzikore. Është autore këngësh dhe njihet për bashkëpunimet e shumta me motrën e saj Xhejn Kumria. Në vitin 2011 merr pjesë në “The voice of Albania 1” duke arritur deri në fazën e betejave. Për herë të parë këndon në Kënga Magjike 2015 duke u kualifikuar direkt në finale. Në vitin 2020, si pjesëmarrëse në një festival ndërkombëtar në Rusi, vlerësohet me çmimin e tretë.

Ardit Gjebrea: Para 5 vitesh ke qenë në “Kënga Magjike”, çfarë mban mend nga ai festival dhe çfarë pret këtë vit?

Enxhi Kumrija: Mbaj mend që kam qenë me motrën, ndërsa këtë herë jam vetëm. Emocionet e para sigurisht kanë qenë super të depërtueshme tek unë dhe tek motra. Nga ky vit që kënga të pëlqehet shumë edhe tek njerëzit dhe të transmetohet në atë mënyrë që ka ardhur edhe tek unë t’ia përcjell edhe njerëzve.

Enxhi Kumrija në “Kënga Magjike 2021”

Edhe për Enxhi Kumrijan publiku ka një pyetje.

Si e more vendimin për të konkuruar këtë vit te “Kënga Magjike” vetëm, pa motrën?

Enxhi Kumrija: Ky ishte një vendim që unë faktikisht kam dashur ta marr që vjet. Doja të merrja pjesë, por duke qenë se nuk u realizua nga Covidi, u realizua këtë vit. Sigurisht që mungesa e motrës ndihet, por duke qenë se e kemi në Amerikë vetëm do vija. Kismet edhe me motrën e vogël një bashkëpunim të ardhshëm ose edhe të treja.

Artikuj Të Tjerë

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Artisti i parë që çel garën e artistëve “BIG” në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Erik Lloshi. Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për kanto dhe aktualisht jep leksione për...

read more
Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra

Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra

Artisti i dytë BIG që vjen në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Julian Lekocaj. Dalja e tij e parë në skenë ka qenë në Mr. Albania 2001, ku renditet në Top Five. 2. Hera e tij e parë si këngëtar ka qenë në Kënga Magjike 2002. Konkurron në 3 edicione...

read more
Lindita tregon për takimin e saj me Jennifer Lopez

Lindita tregon për takimin e saj me Jennifer Lopez

Fiton Top Fest 6 me këngën “Ëndërroj”. Në vitin 2016-të ka marrë pjesë në edicionin e 5-të të “American Idol”. Fiton Festivalin e 55-të këngës në RTSH, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2017”. Ka kënduar krah artistëve si Stevie Wonder, Rihanna,...

read more