Kategori
Lajme

Nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”

Nisi mbrëmjen e sotme në ekranin e Tv Klan edicioni i 23-të i festivalit “Kënga Magjike”. Në skenën e “Pallatit të Koncerteve” u ngjiten emra të njohur të muzikës, vendas dhe të huaj, por edhe këngëtarë të rinj. Në natën e parë performuan 25 artistë, nga të cilët 10 i përkisnin kategorisë “New Artist”.

Artistët e rinj që morën 3 butonë jeshilë nga juria kanë mundësinë që tashmë të votohen nga kolegët, juria dhe publiku. Edhe në natën e dytë do të jenë 25 artistë të tjerë që do të performojnë. Në natën e tretë do të jenë 20 artistë shqiptarë dhe të shtunën vjen finalja e madhe, ku edhe do të ndahen çmimet.

Home