18.04.21
“Në Shqipëri komentohet negativisht mendimi yt”.

Aurel Thëllimi është një tjetër këngëtar I kategorisë BIG, I cili konkurron në javën e 5-të të festivalit.
Pas një pauze 3 vjeçare nga Kënga Magjike ai vjen me këngën “Fjalët”. Kënga flet për një çift që dashurohet, por të dy partnerët I referohen fjalëve. Përpos kësaj kënga flet për ndikimin e fjalës dhe marrëdhëniet që ajo prish, apo ekuilibron me secilin anëtar të shoqërisë. Gjatë inervistës në prapaskenat e Këngës Magjike ai tha se është ndjerë I paragjykuar nga fjalët dhe mendimet negative. Për më tepër ai shton:

“Në Shqipëri dëgjohet negativisht ajo që ti përcjell, mendimi yt individual , por duke qenë se qenia është e ndryshme dhe fjala depërton në mënyrën e të dëgjuarit dhe jo në mënyrën e të kuptuarit.”

Ai beson se kënga e tij do shijohet nga e gjithë audienca, pikërisht prej tematikës. Për të me rëndësi është që materiali të shijohet. Sipas tij koha është treguesi më I rëndësishëm I jëtëgjatësisë së një materiali.

Artikuj Të Tjerë

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

Dy emra që vijnë këtë të dielë në Kënga Magjike janë Fifi dhe Bruno. Dy këngëtarët kanë bashkuar forcat në një duet që ka gjasa të jetë hiti i verës 2021. Kënga titullohet “Fiksim” dhe është produksion i studios Threedots. Kur vjen puna tek paraqitjet skenike Fifi dhe...

read more