Kategori
Lajme

“Ngela duke qarë, e duke vuajtur”. Ardit Çuni thotë stop.

Java e katërt e konkurrimit rikthen këngëtarin Ardit Çuni, me këngën “E dije.”

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në “Kënga Magjike”, Çuni zgjedh të prezantohet me një këngë të krijuar po nga vetë ai. Një këngë e cila “flinte” prej tre vitesh në sirtarin artistik të këngëtarit.

Këtë të dielë, në fazën e prezantimit të këngëve Arditi u shpreh:

“Kësaj here vij me një këngë “relaksuese”, se ngela duke qarë, e vuajtur. Edhe kjo ka vuajtje, por është vuajtje pak më e lezetshme.” Mos ndoshta një dashuri e vjetër e lendon Ardit Çunin? Në këtë periudhë këngëtari është shoqëruar jo pak herë me lajme rozë, për romanca, e flirte të ndryshme. Nga ana tjetër teskti i këngës thotë: “Ti për mua e dije, më njihje, e prapë me mu’ flije.” Çfarë dihej prej Ardit Çunit? Fundin po e lemë të hapur…

Ardit Çuni numëron plot pesë pjesëmarrje në “Kënga Magjike”:

1•”Digju” – “Kënga Magjike 2014”

2•”Me zemër” – “Kënga Magjike 2015”

3•”Qaj” – “Kënga Magjike 2018”

4•”Frymë” – “Kënga Magjike 2019” 5•”E dije” – “Kënga Magjike 2022”

Home