16.05.21
“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

Alban Ramosaj është një këngëtar i cili sjell gjithnjë materiale të ndryshme dhe “eksperimentale”.  Pas 5 vitesh rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike. Këtë vit Ramosaj vjen si kantautor me këngën “Thikat e mia”. Kënga është kompozim i tiji, ndërsa produksioni është realizuar nga Bruno. Sa i përket tekstit e ka shkruar së bashku me Fifin. 

Në momentin që lexon titullin “Thikat e mia” mendja krijon skenare nga më të ndryshmet për të cilat këngëtari ekskluzivisht jep përgjigje:

“Kënga lindi nga një histori e imja në Spanjë, pra mund të them me plot gojë që është dedikim. Si çdo histori spanjolle fundi është dramatik. Të gjithë kemi pasur lidhje të çuditshme, të gjithëve na ka “mbyt’” xhelozia, por jo me shije latine. Thikat janë një metaforë për të treguar posesivitetin, dramat, xhelozinë, por edhe kënaqësinë e dashurisë edhe pse toksike.

Në këtë rast posesivi jam unë, e kur do “pa hile” pa dashur kthehesh në dominant.”

Se kush është lënduar më shumë, e kush më pak Albani dëshiron që publiku t’a vendosë, teksa dëgjon këngën.

Alban Ramosaj kryesisht materialet e tij i kompozon dhe i shkruan vetë dhe deri tani nuk ka punuar për këngëtarë të tjerë. Sipas tij ai beson se bota e tij krijuese është goxha mistike dhe se ka ende shumë për të zbuluar nga vetja përpara se të punojë për dikë tjetër. Gjithsesi kantautori e ka një emër: “Adelina Ismaili”.

 

A mund të ketë diçka konkrete? Deri atëherë dëgjoni: “Thikat e mia”. 

Artikuj Të Tjerë

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

Walter Ricci është një këngëtar napoletan i rrymës jazz/soul. Kantautori është mahnitur nga jazz dhe stilet e shumta të kësaj rryme që kur filloi të dëgjonte gjigandë të tjerë si Frank Sinatra, Tony Bennett dhe Ella Fitzgerald në moshën 8 vjeç. Ai filloi karrierën e...

read more
Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Tanimë është bërë traditë që Kënga Magjike të ketë një “frymë internacionale”.  Edhe këtë edicion diversiteti nuk mungon. Këngëtarja që viztion Shqipërinë për herë të parë është këngëtarja nga Kroacia Martina Majerle. Kush është artistja që prezanton këngën e saj këtë...

read more
“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

Semi Jaupaj është këngëtarja që rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike, pas 6 vitesh mungesë. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë në vitin 2015 me këngën “Veç lotët” ku fitoi çmimin “Tendencë”. Këtë edicion Semi vjen me “Jetike”, një baladë nga Flori Mumajesi.Në...

read more
Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj së bashku?! Çfarë po ndodh?

Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj së bashku?! Çfarë po ndodh?

Kur vjen fjala tek dy emra si Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj I vetmi emërues I përbashkët është arti. Të dy artistët kanë krijuar karrierën e tyre duke provuar edhe forma të tjera alternative përveç muzikës. Kujtojmë që Marsela u bë e njohur për publikun shqiptar...

read more