Kategori
Lajme

Një “tjetër” dashuri, si e Mateus Frrokut.

Mateus Frroku u rikthye pas 7 vitesh në “Kënga Magjike”, e mes ovacionesh prezantoi këtë të dielë këngën “Tjetër”. Titulli le hapësirë për pikëpyetje, e sigurisht që Matus diti si t’u përgjigjej këtyre pikëpyetjeve me diplomaci.
Si rrallë herë ai ndau me publikun pak detaje nga jeta e tij personale, sentimentale:

“Kënga flet për një tjetër dashuri, e ndonëse besoj që raporti im i dashurisë do mbetet i imi dhe i vajzës në krahë.”
Paçka se këngëtari duket se po kalon një jetë të lumtur sentimentale, kënga flet për një dashuri të tjetërsuar, e plot dhimbje…Mesaduket Mateus kërkon të na hapë plagë të vjetra me super baladën e tij.

Home