Kategori
Lajme

Omar Naber kërkon të ketë gjithçka nën kontroll.

Këngëtari i cili çeli javën e gjashtë të konkurrimit ishte këngëtari nga Sllovenia, Omar Naber.
Pas eksperiencave të ndryshme skenike në vende të ndryshme dhe pjesëmarrjeve në festivale të rëndësishme si “Eurovision”, ai preku skenën magjike me këngën “Bring Back”.

Të dielën në fazën prezantuese këngëtari i tregoi producentit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, se frymezohet edhe nga gjërat më të vogla, se i pëlqen të takojë njerëz nga kultura të ndryshme, e tanimë është rradha e kulturës shqiptare.

Përpos kësaj, këngëtari nga sllovenia tregoi se kërkon të ketë gjithçka nën kontoll, përfshi këtu sa detajet personale aq edhe detajet artistike, ku theksoi se edhe këngët ka dëshirë t’i krijojë vetë.

Home