Kategori
Artistet-big

ORGESA ZAIMI

Me një karrierë 16 vjeçare në skenën e muzikës shqiptare, Orgesa Zaimi njihet si këngëtare, por edhe prezantuese radiofonike, në një prej radiove më të njohura në Shqipëri. Orgesa është fituese bashkë me grupin “Engjëj & Djaj” e talent show-t “Ethet e së Premtes 3”, gjithashtu finaliste në edicionin e parë të “Star Academy”. Disa herë pjesëmarrëse në “Festival i Këngës” në RTSH, finaliste në “Top Fest” dhe vlerësuar me çmime të ndryshme në festivalin “Kënga Magjike”, ku në vitin 2018, Orgesa Zaimi ka qenë anëtare e jurisë së festivalit. Pjesëmarrëse për herë të 7-të në festivalin “Kënga Magjike 2022” me këngën “Shiu i tetorit”.

Home