Kategori
Lajme

“Pse motra është “Zana ime”…? Erik Lloshi flet për raportet familjare.”

Në këtë pjesëmarrje të nëntë, Erik Lloshi e la pas romancën, e nostalgjinë e baladave dhe vendosi të vijë me ritëm. Kënga e tij titullohet “Zanë moj”, një këngë me motive mesdhetare e cila flet për bukurinë e vajzave shqiptare. Në tekstin e këngës Eriku shprehet: “Zanë moj, duam. duam ti njësoj”. Në dëgjim të parë mendja shkon tek një dedikim dashurie, por në këtë rast këngëtari ka zbuluar të vërtetën pas “Zanë moj”.

I pyetur nga Ardit Gjebrea se kush është “Zana”, mamaja, partnerja, apo motra, këngëtari është përgjgjur padoreza. Si rrallë herë Erik Lloshi foli rreth dashurisë dhe raporteve familjare:

“I dua të treja, por “Zanë moj” do t’i thoja motrës sime. Ka qenë ajo, e cila përveç se më ka njohur me partneren, ka qenë gjithashtu “ura lidhëse” mes meje dhe familjes. Motra ime ka përforcuar lidhjet familjare, ka ndërhyrë në “konfliktet e ndryshme familjare” mes meje dhe prindërve. Ka qenë përherë e dedikuar për lumturinë e familjes.”

Sigurisht përpos këtij rrëfimi të sinqertë, kënga është një frymëzim dashurie për vajzën dhe bukurinë shqiptare.

Rikujtojmë se Erik Lloshi ka marrë pjesë në nëtë edicione të “Kënga Magjike” Specifikisht më këngët:

•”Ti dhe unë” (“Kënga Magjike 2011”)

•”Si dukem unë pa ty” (“Kënga Magjike 2013”)

•”Diku të kam parë” (“Kënga Magjike 2014”)

•”T’kam bërë të qash” FT.Anxhela Peristeri (“Kënga Magjike 2015”)

•”Të gjeta ty” (“Kënga Magjike 2016”)

•”Mos urre” (“Kënga Magjike 2018”)

•”Zhgënjimin kisha” (“Kënga Magjike 2019”)

•”Ta vodhën zemrën” (“Kënga Magjike 2021”)

•”Zanë moj” (“Kënga Magjike 2022”)

Home