Kategori
Lajme Uncategorized

Ritakim pas 14 vitesh. Gresa dhe Bledi thonë: “Zemër për zemër”.

Në çdo edicion “Kënga Magjike” ka qenë promotor i dueteve. Ndër vite këngëtarë të ndryshëm kanë bashkuar forcat për të realizuar një mori duetesh. Dueti i parë që zbulohet në edicionin e 23-të është “Zemër për zemër”, nga Gresa Gjocera dhe Bledi Kaso. “Ëmbëlsia” e Gresës dhe “ashpërsia” vokale e Bledit duken parimisht si një kontrast, ama një kontrast që sjell një të plotë…

Në emisionin “E diela shqiptare”, Ardit Gjebra përdori me humor batutën: “Të ka zënë simptoma e dinosaurëve”. Kjo për arsyen se Gresa Gjocera, rikthehet në skenë në “Kënga Magjike” pas plot 14 vitesh. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë në vitin 2008, asokohe si soliste e grupit Fever. Tanimë vitet kanë kaluar dhe Gresa kërkon një “takim” me skenën. Shoqëruesi i saj është këngëtari nga Korça Bledi Kaso. I intervistuar nga stafi i kengamagjike.com ai shprehet: “Të këndosh me Gresën është si të notosh mbi yje.”

Vlen të theksohet që të dy artistët vijnë nga eksperienca shumëvjeçare e të kënduarit live, e tashmë këtë eksperiencë e shpalosin në “takimin e tyre” në “Kënga Magjike”.

Home