Kategori
Lajme

“Sara Bajraktari rikthehet me një dedikim për tradhëtinë.”

E pëlqyem, e njohëm, i kënduam këngët dhe në momentin që prisnim këngën e rradhës, ajo “u zhduk”, por jo për më gjatë. Sara Bajraktari është rikthyer në skenë tanimë, si një këngëtare “BIG”, më e rritur artistikisht. Ndonëse shumë e re në karrierë, Sara Bajraktari është cilësuar, si një nga zërat më të fuqishëm. Rikujtojmë se në vitin 2019, Sara fitoi çmimin e tretë në “Festivalin e 58-të të këngës” me këngën “Ajër” një dedikim për babain e saj, e pas kësaj kënge ka ardhur momenti për “Ça m’bone”

Ekskluzivisht këngëtarja na zbulon se kënga është një dedikim tradhëtie prej “atij”. “Ça m’bone!” flet për një dashuri të kapitulluar, e në këtë rast vetë kënga lejon të nënkuptohet që Sara flet për historinë e saj.

Nga ana tjetër teksa u intervistua nga Ardit Gjebrea, ajo deklaroi se edhe nëse nuk do ishte e klasifikuar si “këngëtare BIG”, do të konkuronte pa problem si “new artist”, ç’ka na lë të kuptojmë se “shpirti i garës” qëndron tek Sara.

Diçka është pak, por e sigurtë…dedikimi i saj, do të jetë dedikimi i shumë zemrave të thyera.

Home