Kategori
Artistet-big

SARA BAJRAKTARI

Sara Bajraktari, është një këngëtare që sukseset i ka korrur në moshë shumë të vogël. Ajo është renditur e dyta në “Junior Fest 2017” në RTSH, festival kombëtar, prej ku përzgjidhet kënga që përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest. Sara është vlerësuar me çmime në festivale të ndryshme për fëmijë që në moshën 7-vjeçare dhe shpallur finaliste e “Gjeniu i vogël 7”. Në shtator 2019, Sara merr pjesë në Festivalin “Kënga Magjike” në kategorinë New Artist, dhe po në të njëtin vit, shpallet fituese e vendit të tretë në “Festivali i Këngës” në RTSH.  Prej disa vitesh Sara i bie pianos, si dhe merr leksione për kanto, ndërsa zhanret e saj të preferuara muzikore janë pop, blues dhe jazz. Pjesemarrëse për herë të dytë në festivalin “Kënga Magjike 2022”, me këngën “Ça m`bone”.

Home