Kategori
Lajme

Sardi paraqitet me një shenjë në qafë. Kush është fatlumja?

Sardi Strugaj është një ndër këngëtarët më të veçantë në muzikën shqiptare dhe në javën e katërt të ediconit të 23-të të “Kënga Magjike”, ai rikthehet me këngën “Do shihna prap’”. Ndër vite Sardi i ka kënduar temave të ndryshme sociale, por dhe dashurisë, si në rastin e fundit. Ekskluzivisht për kengamagjike.com ai shprehet se “ende” nuk e ka provuar të bëjë dashuri në skenë, por këtë të dielë në fazën e prezantimit na bëri përshtypje një detaj tek këngëtari. Sardi kishte një shenjë në qafë dhe nuk po flasim për shenja “sherri”, por shenja nga ato të dashurisë. Gjatë intervistës me Ardit Gjebrean Sardi ka treguar të vërtetën e shenjës në qafë. Ai u shpreh:

Shenja është e vërtetë, një nga vajzat e tua ma ka lënë (vajzat në publik), por nuk ta tregoj se kush.”

Me sa duket Sardi paska se kujt t’I thotë “do shihna prap’”.

Rikujtojmë se kjo është pjesëmarrja e tij e tretë në “Kënga Magjike”

1•”Sa larg” – “Kënga Magjike 2013”

2•”Nuk harroj” – “Kënga Magjike 2015”

3•”Do shihna prap’” – “Kënga Magjike 2022”

Home