Kategori
Artistet-big

SARDI

Sardi u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2012, me pjesëmarrjen e tij në “X Factor Albania” ku u bë pjesë e finalistëve dhe spikati për veçorinë e vokalit dhe interpretimin e tij unik.

Ka qenë 2 herë pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” në vitet 2013 dhe 2015.

Ndër vite, ai ka publikuar disa projekte muzikore, në bashkëpunime me producentë dhe artistë si Arno, Killua dhe Luar; të cilat kanë qenë mjaft të suksesshme, duke krijuar afeksion tek dëgjuesit.

Një tjetër krijim mjaft origjinal ishte ai i vitit 2020, ku Sardi vjen me një mesazh të fortë me këngën “Pushtet”, ku pjesë e videos së këngës ishte aktori Artan Imami.

Në dhjetor të vitit 2020 Sardi ka fituar vendin e dytë në “Festivali i Këngës” me këngën “Ka me t’ba me kajt”.

Sardi vjen për herë të tretë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Do shihna prap”.

Home