Kategori
Artistet-big

SHEILA HAXHIRAJ

Sheila Haxhiraj kompozitore dhe këngëtare e njohur shqiptare. Që e vogël ajo ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave dhe kompeticioneve të ndryshme televizive, si “Gjeniu i Vogël”,ku është vlerësuar me çmim special, ne “Elefant Show”dhe “Promofestival”, vlerësuar me çmim te dyte. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor në vitin 2012 Sheila Haxhiraj kurorëzohet me çmimin e parë në garën muzikore të X -Factor I Albania, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mije konkurrentë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet. Një vit më pas Sheila nënshkruan një kontratë me një nga label-at më të suksesshëm te industrisë së muzikës “Universal” me producentët Berman Brothers. Në vitin 2013 për herë të parë Sheila merr pjesë në Këngën Magjike me këngën “Të Ndjej” një dedikim shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo. Përveç talentit të pa diskutueshëm në muzikë një pasion tjetër i saj qe dhe aktrimi, gjë që e bëri Sheilën të spikatej dhe ftohej nga regjisorë të ndryshëm për të qënë protagoniste si aktore në filmat e tyre. Deri më tani Sheila ka marrë pjesë në dy filma të njohur shqiptarë “Fluturim Pasioni”, “Tirana 14” dhe së fundmi në shfaqen teatrale “Dita më e bukur”. Ndër vite Sheila ka lançuar hite muzikore dhe bashkëpunime të suksesshme me artistë të njohur shqiptarë në tregun muzikor.

Home