Kategori
Lajme

“Gaetano Castelli ribashkon forcat me Ardit Gjebrean”

Castelli, një bashkëpunëtor besnik, por njëkohësisht një karakter i ndryshëm në çdo edicion..

Një ndër elementët më të rëndësishëm që përbën “magjiken” në “Kënga Magjike” është skenografia. Ndër vite skenografët më të mirë shqiptarë dhe të huaj kanë bashkuar forcat për të sjellë një frymë të re në skenografinë e festivaleve shqiptare. Ndër vite dhe edicione të ndryshme, nuk kanë munguar skenografi me elementë të ndryshëm yjorë si planetet, apo dhe një ndër eksperimentimet më ikonike në skenografitë e fetivaleve, shiu në skenë, detaji bazë i “Kënga Magjike 2005”. Në vitin 2008, “Kënga Magjike” merr një tjetër kthesë. Legjenda e skenografisë italiane Gaetano Castelli, i bashkohet magjisë së festivalit.

Edhe këtë vit legjenda e skenografisë së televizionit italian Gaetano Castelli bashkon forcat me Ardit Gjebrean për edicionin e 23-të. Ekskluzivisht për kengamagjike.com , Castelli flet për bashkëpunimin 14-vjeçar me festivalin “Kënga Magjike”, mjeshtri Castelli shton:

“Gjithnjë e më shumë kemi ardhur duke u rritur, duke parë drejt së ardhmes”. 

Nisur nga ky pohim, duket se skenografia e këtij viti do të na sjellë vërtetë surpriza, ndërsa mjeshtri i RAI-t shton me humor, se kolegët e tij italianë janë “ziliqarë” për këtë bashkëpunim të veçantë.

Nuk mbetet tjetër, vetëm të presim për të parë transformimin madhështor që Castelli do i bëjë pallatit të kongreseve. 

Le të kujtojmë 5 ndër skenografitë më të komentuara të Castelli-t:

1•Skenografia e “Kënga Magjike 2008”

Për ndjekësit fanatikë të “Kënga Magjike”. Skenografia e vitit 2008 shënon një revolucion në historinë e festivalit. Për herë të parë një nga figurat më të rëndësishme në botën e spektaklit italian vjen në Shqipëri për të krijuar magjinë e tij. Një skenografi që të sjell ndër mend valëzimin e detit, e blunë e oqeanit.

2•Skenografia e “Kënga Magjike 2012”

Për herë të parë ekranet led dominojnë skenën, duke mundësuar paraqitjen e grafikave shoqëruese dhe efekteve speciale.

3•Skenografia e “Kenga Magjike 2014”

Kërkoni të shihni një anije kozmike në skenë? Epo…edicioni i vitit 2014 solli një ndër skenat më të komentuara.

4•Skenografia e “Kënga Magjike 2016”

Nëse viti 2014 na solli një anije kozmike në skenë, në edicionin e vitit 2016 Castelli mjeshtërisht solli një skenografi frymëzuar nga yjet. Një yjësi dedikuar yjeve të “Kënga Magjke”

5•Skenografia e “Kënga Magjike 2018”

Në vitin 2018, Castelli erdhi me propozimin e zgjerimit të skenografisë. Si rrallëherë pallati i kongeeseve ri-formatohet për të sjellë një skenografi GJIGANDE!!!

Home