Kategori
Lajme

Vesa Smolica “stand-by” në dashuri.

Vesa Smolica, një emër i njohur në industrinë muzikore, vjen për herë të parë në “Kënga Magjike”.

Këngëtarja vjen me parimin “qëlloj në shenjë me herën e parë” dhe ka vetëm një pyetje: “A po gëzohesh?” Nga “Gjeniu i vogël”, e “Këngët e shekullit” këngëtarja ka sjellë shumë projekte të sukseshme, si: “Kaj”, “Jena na”, “Mbreti i tradhtisë” etj. Tanimë i kërkon llogari” dikujt për lumturinë, por kujt…? Përballë pyetjes së Ardit Gjebreas: “Si ta interpretojmë faktit që ti i këndon tradhtisë?”, Vesa u përgjigj me humor: “Të gjithë kemi qenë të tradhtuar ndonjëherë. Në këtë rast kam qenë unë e tradhtuara.”

Duket se “A po gëzohesh?” është një dedikim ironik, i dashurisë “së humbur” të Vesës, gjithashtu kujtdo që është lënduar nga dashuria. Të dielën në fazën prezantuese të këngëve, Vesa Smolica nuk është kursyer së treguari për situatën e saj sentimentale. Ajo tregoi se nëse do të kishte një këngë që do të pershkruante situaten e saj, do të ishte: “Stand by me”. Rikujtojmë se këngëtarja ka bashkuar forcat me Aida Barakun, Armend Rexhepagiqin dhe Darko Dimitrov për realizimin e “A po gëzohesh?”, të cilët shquhen për këngët e shpirtit, ku frymëzimi vjen nga histori e ngjarje të prekshme të autorëve, por gjithashtu njihen edhe për çmimet e fituara ndër dekada. Nuk mund të themi me siguri sa “e lënduar” është momentalisht Vesa Smolica, por një gjë është faktive, ajo ka zgjedhur ti thotë garës : “A po gëzohesh?”

Home