Kategori
Artistet-big

VESA SMOLICA

Vesa Smolica është këngëtare, kantautore dhe moderatore nga Kosova. Vesa ka përfunduar shkollën e lartë të muzikës “Lorenc Antoni” në Prirzren, gjithashtu diplomuar edhe në degën Marketing. E njohur si vajza e talent show-ve është bërë pjesë e festivaleve dhe spektakleve garuese si: “Gjeniu i Vogël” (2006), “Këngët e Shekullit (2007)”, “The Voice Of Albania”. Gjithashtu pjesëmarrëse edhe në disa edicione të “Top Fest”. Ajo është fituese e çmimit të parë në festivalin Grand Prix në Bullgari dhe fituese e çmimit ndërkombëtar në Ohrid Fest në 2022-shin. Vesa në diskografinë e saj ka mjaft këngë këngë të njohura dhe vazhdon të ndjekë mbrëmjet muzikore live duke interpretuar dhe performuar nën emrin Vesa Smolica & Agron Peni Band. Pjesëmarrëse për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike 2022” me këngën “A po gëzohesh”.

Home