17.05.21
“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

Walter Ricci është një këngëtar napoletan i rrymës jazz/soul. Kantautori është mahnitur nga jazz dhe stilet e shumta të kësaj rryme që kur filloi të dëgjonte gjigandë të tjerë si Frank Sinatra, Tony Bennett dhe Ella Fitzgerald në moshën 8 vjeç. Ai filloi karrierën e tij profesionale në moshën 14 vjeçare me koncerte në klube të famshme italiane. Në vitin 2006, fitoi “Premio Nazionale Massimo Urbani”, fitore që i dha shtysën e karrierës për një publik më të gjerë. Ai më vonë bëri një turne me saksofonistin Stefano di Battista në Francë, Spanjë dhe Zvicër. Ricci ka performuar në festivale në të gjithë Italinë dhe po ashtu ka performuar në duete me Mario Biondi dhe Michael Buble. 

Në vitin 2016 shpallet fitues i festivalit “New Wave” në Rusi.

Në vitin 2019 publikon “Stories” një album me 14 këngë. Pas famës në shtete të ndryshme, Walter Ricci synon suksesin në Shaipëri me këngën “Udhëkryq”, një duet me kampionen e edicionit të 21, Eneda Tarifa.

Artikuj Të Tjerë

Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Tanimë është bërë traditë që Kënga Magjike të ketë një “frymë internacionale”.  Edhe këtë edicion diversiteti nuk mungon. Këngëtarja që viztion Shqipërinë për herë të parë është këngëtarja nga Kroacia Martina Majerle. Kush është artistja që prezanton këngën e saj këtë...

read more
“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

Alban Ramosaj është një këngëtar i cili sjell gjithnjë materiale të ndryshme dhe “eksperimentale”.  Pas 5 vitesh rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike. Këtë vit Ramosaj vjen si kantautor me këngën “Thikat e mia”. Kënga është kompozim i tiji, ndërsa produksioni...

read more
“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

Semi Jaupaj është këngëtarja që rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike, pas 6 vitesh mungesë. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë në vitin 2015 me këngën “Veç lotët” ku fitoi çmimin “Tendencë”. Këtë edicion Semi vjen me “Jetike”, një baladë nga Flori Mumajesi.Në...

read more
Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj së bashku?! Çfarë po ndodh?

Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj së bashku?! Çfarë po ndodh?

Kur vjen fjala tek dy emra si Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj I vetmi emërues I përbashkët është arti. Të dy artistët kanë krijuar karrierën e tyre duke provuar edhe forma të tjera alternative përveç muzikës. Kujtojmë që Marsela u bë e njohur për publikun shqiptar...

read more