Kategori
New Artist

XHULI PJETRAJ

Xhuli Pjetraj është një artiste e re që në CV-në e saj muzikore numëron plot pjesëmarrje në festivale të ndryshme në Shqipëri, duke nisur nga më i fundit; edicioni i 60-të i “Fest RTSH”, me këngën “Baladë”. Gjithashtu Xhuli ka qenë finaliste në “X Factor Albania 3”, pjesëmarrëse në “Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë” që në fëmijëri; në “Festivalin Folklorik të Gjirokastrës” në vitin 2009 dhe 2015; pjesëmarrëse çdo vit në: “ Pranverë me Kangë”, “ Koncertet Verore”, “Festivali i Muzikës Moderne” dhe për të 6–tin vit radhazi në Festivalin e Krijimtarisë së këngës qytetare “Luleborë” – Shkodër. Në “Festivalin e Elbasanit” është shpallur fituese e çmimit të Interpretimit më të mirë (duet) në vitin 2015 dhe fituese e çmimit tё parё nё vitin 2016.

Home