Ermioni – Përjetë

Vlerësimi mesatar / 5. Totali i votave:

Asnjë votë deri tani! Bëhu i pari që e vlerëson këtë këngë.

Lyrics

Me ty unë kam mësuar,
si është të ndjesh.
Në një zemër të huaj,
strehim të gjesh.

Me veten kam luftuar,
që mos më lësh’.
Edhe kur më ke lënduar,
prapë unë kam qesh’.
. . .
Si një uragan
zemrën ma hedh dhe ma pret.
Një herë del gënjeshtar,
Një herë më përkëdhel.

Thellë, si në oqean
në zemër më ke mbet’.
Për zemrën jam ushtar,
për zemrën që ti e vret
edhe pse të do përjetë.
. . .
Me këtë laps,
po shkruaj një të vërtetë.
Buzët më janë tha’
buza më s’më qesh.

Me një fustan të bardhë,
kam dashur të më kesh.
Për lotin që më ra,
si s’të erdhi keq?
. . .
Si një uragan
zemrën ma hedh dhe ma pret.
Një herë del gënjeshtar,
Një herë më përkëdhel.

Thellë, si në oqean
në zemër më ke mbet’.
Për zemrën jam ushtar,
për zemrën që ti e vret
edhe pse të do përjetë.
Të do përjetë.

New Artist 2026