STROFA. 1:
Natë pa hënë
Në dritare rri.
Një mesazh po tentoj
Dhe e fshij.
Disa fjalë pa kuptim
I shtoj tani.
Ndoshta sonte shkoi vonë
Përsëri…
STROFA. 2:
Një palë këpucë
Ke te porta
Dhe mbi piano
Ke shallin tënd blu.
Një parfum ke në dhomë.
Një pallto gri,
Ku imagjinoj t’ishe ti.
REFRENI:
Më mungon.
Je vesi im.
Biletë pa kthim
në çdo drejtim.
Je monedhë,
Qe s’ka këmbim,
Kur ënderroj,
sa herë marr frymë…
STROFA. 3:
Një cigare gri.
Një gotë verë po e pi.
Dhe përgjigje kërkoj
Në vetmi.
Ishin fjalë pa kuptim.
Pak xhelozi.
Mos vono, po të pres,
Dashuri…
REFRENI:
Më mungon.
Je vesi im.
Biletë pa kthim,
në çdo drejtim.
Je monedhë,
Që s’ka këmbim.
Kur ëndërroj,
sa herë marr frymë…
Je fati im.
REFRENI:
Dhe më mungon.
Je vesi im.
Jo nuk ka kthim,
në çdo drejtim.
Je monedhë,
Që s’ka këmbim.
Kur ëndërroj,
sa herë marr frymë…
Je fati im