Rregulla të pjesëmarrjes në Festivalin Kënga Magjike 2021

Këngët që do të marrin pjesë në “Kënga Magjike 2021” do të dorëzohen pranë TV Klan vetem në datat 1 dhe 2 Mars 2021.
Kenget duhet te jene origjinale, te padegjuara me pare dhe te krijuara enkas per “Kenga Magjike 2021”
Kenget e paraqitura në “Kenga Magjike 2021” nuk duhet të jenë të gjata më shume se 4 minuta
Ne festivalin Kenga Magjike, mosha e artisteve interpretues eshte deri 65 vjec.
Ne Festivalin “Kenga Magjike 2021”
, artistet interpertues kendojne “Live” ne te dyja fazat e festivalit. “E Diela Shqiptare” dhe “Netet
Finale” ne skenen ku do zhvillohet Festivali, mbi bazen orkestrale te regjistruar me pare. Ne bazen orkestrale lejohen vetem zerat
shoqerues (backvocals) dhe jo linja vokale e zerit solistik.
Kenget pjesemarrese ne “Kenga Magjike 2021” u nenshtrohen kontrates se bashkepunimit mes Producentit te Festivalit dhe
artisteve pjesemarres, qe kane te drejta te

Sipas Kategorisë

Big

Ne kategorine “Big” bejne pjese artistet qe kane kenduar ne kete kategori ne netet finale dhe gjysemfinale te Festivalit Kenga Magjike nga Edicioni 1999 deri 2019.

Ne kategorine “Big” bejne pjese vetem fituesit e vendit te pare ne: “X Factor”, “The Voice” dhe “Top Fest”,

Ne kategorine “Big” bejne pjese vetem fituesit e 3 çmimeve te para te Fest RTSH.

Ne kategorine “Big”, Produksioni ne baze te nje Komisioni qe therret, mund te marre ne konsiderate kengetaret te cilet kane mbi 10 milion klikime ne kenget e tyre ne YOUTUBE.

Ne kategorine “Big” bejne pjese artistet te cilet Juria e kategorisë New Artist i kualifikon direkt ne kete kategori.

Nese artistet e rinj, kane fituar apo fitojne per dy edicione festivali te drejten per te votuar ne netet gjysemfinale perkrah artisteve ‘’Big’’, ata kalojne automatikisht ne kategorine “Big” per Edicionin e rradhes dhe pergjithmone.

Ne kategorine Big bejne pjese ata artiste te cilet kane nje aktivitet te pasur interancional, ose qe kane fituar nje nga 3 çmimet e para ne nje aktivitet te rendesishem nderkombetar.

Ne kategorine “Big” bejne pjese te gjithe artistet e Kategorise New Artist, te cilet votohen nga koleget per te interpretuar ne Naten Finale.

Produksioni i Festivalit Kenga Magjike, ka te drejten fakultative te zgjedhe nje nga kenget e cdo Edicioni, per ta kaluar ne Naten Finale duke e futur emrin ne nje zarf ne perfundim te Nates 2.

Juria e Festivalit vendos edhe ne baze te votimeve ne Internet se cilet artiste te Kategorise Big kalojne ne Netet Gjysemfinale

New Artist

1. Ne kategorine “New Artist”, bejne pjese te gjithe artistet nga mosha 16 – 40 vjeç

2. Ne kategorine “New Artist”, bejne pjese te gjithe ata te cilet nuk plotesojne kushtet e pjesemarrjes ne Kategorine “Big”, por qe kane deshire te marrin pjese ne “Kenga Magjike 2021”.

3. Kategoria “New Artist”, paraqesin kenget perpara jurise ne Fazen e pare e cila zhvillohet brenda programit “E Diela Shqiptare”. Ne rast kualifilimi per me tej, Juria e kesaj kategorie, do te shpalle artistet te cilet do te kalojne ne mbremjet GjysemFinale.

4. Ne Naten GjysemFinale 1 dhe Naten GjysemFinale 2 artistet e Kategorise “New Artist” do te vleresohen perseri nga Juria, e njejta e fazes se pare. Kjo Juri vendos se cilet artiste kane te drejte te votojne dhe te votohen per ne Naten Finale.

5. Ne rast se nje artist i kategorise “New Artist”, e fiton 2 here statusin per te votuar, atehere ai automatikisht fiton pergjithmone statusin e kategorise “Big”.

6. Pavaresisht votimeve te vete artisteve, Juria e Kategorise “New Artist”, ka te drejte te kaloje ne Naten Finale, vetem nje nga artistet e Kategorise “New Artist”. Emri i saj/i tij/i tyre/ vendoset ne nje zarf ne fund te Nates GjysemFinale 2 dhe deklarohet vetem ne Naten Finale duke fituar Cmimin “Best New Artist”.

7. Juria e Kategorise “New Artist”, ka te drejte t’u jape artisteve te rinj, statusin e perhershem e kalimit ne Kategorine “Big” edhe ne rastin kur nuk votohet nga koleget artiste. Kjo nese ndodh, do te deklarohet ne Naten Finale.

8. Pas Festivalit “Kenga Magjike” duke pare votimet e artisteve dhe duke analizuar performancat ne skene, Produksioni i Fastivalit ka te drejte fakultative çdo vit te jape statusin “Big”, vetem per nje ose dy nga artistet e kategorise “New Artist”.

9. Nese nje kengetar New Artist merr pjese ne duet apo trio me nje artist Big, pavaresisht nga kjo, kur ai te konkurroje ne edicionet pasardhese, ai do te jete serish ne kategorine New Artist deri ne nje vendimarrje te jurise.

10. Juria e Festivalit vendos edhe ne baze te votimeve ne Internet se cilet artiste te Kategorise New Artist kalojne ne Netet Gjysemfinale

Interational Artist

Ne kete Kategori marrin pjese artiste te cilet vijne nga shtete te huaja dhe kane kombesi jo shqiptare.

Ata konkurrojne edhe ne kategorine Big edhe ne Kategorine New Artist, ku si baze per kete sherbejne kryesisht te njejtat kritere si edhe per artistet shqiptare.

Per kategorine Big International, mblidhet nje komision i posaçem i ngritur nga Produksioni i Festivalit, i cili vendos qe ne baze te aktivitetit dhe nivelit artistik, artisti mund te jete pjese e kesaj kategorie ose jo.