Marinela – Ku jam

Facebook
Twitter
WhatsApp

Teksti

STROFA. 1:
Shpirti bosh.
Duartë dridhen,
N’biografi,
e mashtroj veten time,
Me krenari.
E humba shancin të flas
Me admirim.
E kur s’je mirë,
Të gjithë ikin…Të braktisin.

PARA-REFRENI:
Uhhh…
Po djersij nga sikleti!
Uhhh…
Vetëm mbetka i sinqerti.

REFRENI:
Ja ku jam!
Gati, e dorëzuar.
Ja ku jam!

Veç një gram dashni’
Unë kërkova.
Veç një gram.

A ju bëhet qejfi
Kur në gjunj më shihni?
A më doni kaq keq…keq?

E prapë
Ja ku jam, ja ku jam, ja ku jam!

STROFA. 2:
S’ka farmaci që gjen ilaç
Për shoqni’ t’vërtetë.
Nuk ka ndjenjë që jeton,
Por e ndrydhe…Pse?

Po vazhdoj të mendoj
Unë për të tjerë.
Se kur s’je mirë
Të gjithë ikin…Të braktisin.

PARA-REFRENI:
Uhhh…
Po djersij nga sikleti!
Uhhh…
Vetëm mbetka i sinqerti.

BRIDGE:
Rezistova
Une nga paranoja.
Dhembjen e përqafoja,
E vazhdoja këndoja.

Rri me mu’.
Rri me mu’.
Rri me mu’ se të du’.

Shumë të du’.
Rri me mu’.
Rri me mu’.

REFRENI:
Ja ku jam!
Gati, e dorëzuar.
Ja ku jam!

Veç një gram dashni’
Unë kërkova.
Veç një gram.

A ju bëhet qejfi
Kur në gjunj më shihni?
A më doni kaq keq…keq?

E prapë
Ja ku jam, ja ku jam, ja ku jam!

Voto Këngën

Me sa yje e vlerëson?

Vlerësimi mesatar / 5. Totali i votave:

Asnjë votë deri tani! Bëhu i pari që e vlerëson këtë këngë.