Ayan – Në sytë e mi

Facebook
Twitter
WhatsApp
Play Video

Teksti

STROFA. 1
Sytë e tu mbushur plot me mall.
Të t’i puth, lotët të t’i thaj ngadalë.
Më fal buzqëshjet, të thur me to kurorë.
Të të sjell pranverë pas dimirit me borë.

Pa shenjë, pa gjurmë,
hapat hedh me brishtësi.
Trishtimin fsheh në shpirtin plot mirësi.
Shikim pa jetë hedh në pafundësi.
Kthehesh dhimbshëm në ankth pasiguri

REFRENI:
Pse e ngrysur fshihesh n’errësirë?
Zgjatma dorën, eja t’fsheh në shpirtin tim
Sikur vetëm një çast të të merrja në prehërin tim.
Për dhembjen tënde t’isha ngushëllim

STROFA. 2
Pastaj ëmbël, ëmbël, ëmbël ti buzëqesh
Dhe në heshtje shpresa zemrën time vesh.
N’atë çast, jetën m’pikturon.
Simfoni me zërin tënd krijon
Dhe me sytë një tablo.

REFRENI:
Pse e ngrysur fshihesh n’errësirë?
Zgjatma dorën, eja të fsheh në shpirtin tim
Sikur vetëm një çast të të merrja në prehërin tim.
Për dhembjen tënde t’isha ngushëllim

REFRENI:
Pse e ngrysur fshihesh n’errësirë?
Zgjatma dorën, eja të fsheh në shpirtin tim
Sikur vetëm një çast të të merrja në prehërin tim.
Në dhembjen tënde t’isha ngushëllim, nga ti.

Voto Këngën

Me sa yje e vlerëson?

Vlerësimi mesatar / 5. Totali i votave:

Asnjë votë deri tani! Bëhu i pari që e vlerëson këtë këngë.