Krisem nga pak sa herë më prek ti.
Nuk është e drejtë, si ma ke shkelur krenarinë
Pa hezitim.
Zemrën ma vodhe me laps e letër,
S’e meriton një shans më tepër,
Boll është boll, këtu mbaron.
E fortë, po thyhem, porcelan,
Në mijëra copa, më e mprehtë jam.
Le të jetë ky i fundit çmim.
Më nuk paguaj unë për dashurinë.
Nuk ka më kthim.
E verbër ta dorëzova unë veten.
Ma fryje ti çdo herë një gënjeshtër.
Sa naiv, rolet shpejt ndërrojnë.
Besomë!
Mban mend?
Të rëndonin ndjenjat e mia,
Pa mëshirë sot në gjunjë të ka ul’ dashuria,
Në djall, o në djall shko!
E fortë, po thyhem, porcelan.
Në mijëra copa, më e mprehtë jam.
Le të jetë ky i fundit çmim.
Më nuk paguaj për dashurinë.
Merri lotët e shko.
Ti me fajin jeto.
Nuk më dhemb të të shoh, pa shpresë.
Sot në të zeza
Përcjell ndjenjat e vjetra.
Dot nuk më thyen, porcelan.
Por dhe në copa, më e fortë jam.
Le të jetë ky për ty mësim.
Çdo gjë në jetë e ka një çmim.
Më nuk paguaj unë për dashurinë.