STROFA.1
Shkruaj emrin tënd.
Dridhem acar, si perherë.
Dhembja po më çmend.
Dramat mbarun’ kët’ pranverë.
PARA-REFREN
Ah, nga marrëzia,
Më veten s’po e njihja.
Kujtimet sipër pianos
Mi ka lënë kjo dashnia.
Ah, nga marrëzia,
Dhe veten po e fshihja.
Kujtimet sipër pianos
La dashnia.
REFRENI:
Tani, froni yt, u shemb.
Çmendem dhe historinë s’e fsheh.
Drynat e ndryshkur s’kanë më vend.
Atje për ne , jo nuk ka më “pse”…
STORFA.2
Më kujtohet kur më mbaje dorën.
E t’prekja flokët,
E m’thoje veç ty të du’.
Dy udhëtarë nëpër botë.
Të huaj sot ne,
E ndihem bosh,
Po prapë sfidoj unë fatin tim.
PARA-REFRENI
Fatin, nuk e di ku e kam.
Fatin, nuk e di ku e lamë.
Mbytur në një oqean,
Se me ty, jo më nuk jam.
Ah, nga marrëzia,
Dhe veten po e fshihja.
Kujtimet sipër pianos
La dashnia.
REFRENI:
Tani, froni yt, u shemb.
Çmendem dhe historinë s’e fsheh.
Drynat e ndryshkur s’kanë më vend.
Atje për ne , jo nuk ka më pse…
Tani, froni yt, u shemb.
Çmendem dhe historinë s’e fsheh.
Drynat e ndryshkur s’kanë më vend.
Atje për ne, nuk ka më “pse.”
Nuk ka më … “pse”…