Elio Norra – Kush do të dojë

Facebook
Twitter
WhatsApp

Teksti

STROFA. 1:
Nuk e di shpirt, se kush nga ne,
U vra më shumë.
Një gjë e sigurtë, faj gjithmonë,
Kam patur unë.

Sikur t’a ndieje këtë mërzi,
Që po më tret!
Do t’a kuptoje se të kam dasht’
T’kam dasht’ vërtetë.

REFRENI:
Kush do të të dojë njësoj, si unë?
Kush do t’i puthi sytë në gjumë?
Si çdo mëngjes një lule pret.
Tani që s’jam, kush po t’a jep?

STROFA. 2:
Nuk e di shpirt, a m’ke harru’,
A në zemër më mban?
Lutem njësoj unë për të dy
Dhe pse s’të kam.

Ende në ëndrra era jote më përndjek
Edhe më shumë mallin m’a shton,
Pa ty pa jetë.

REFRENI:
Kush do të të dojë njësoj, si unë?
Kush do t’i puthi sytë në gjumë?
Si çdo mëngjes një lule pret.
Tani që s’jam, kush po t’a jep?

Voto Këngën

Me sa yje e vlerëson?

Vlerësimi mesatar / 5. Totali i votave:

Asnjë votë deri tani! Bëhu i pari që e vlerëson këtë këngë.