STROFA. 1
Nuk e di, çfarë të besoj.
As çfarë është më e vërtetë.
Kur dikë që dashuroj,
Unë pranë vetes mos ta kem.
Me krejt dashurinë që kam,
Ta jetoj unë kët’ jetë.
Se në dashni’ që me ty rashë,
Unë e di është e vërtetë.
Se ti më vret.
REFRENI:
Pse u largove?
A dashnia s’të ka mjaftu’?
F’tyrë ëngjëllore,
T’desha shumë, sa nuk kam besu’.
Pse u largove,
Kur e di sa m’ke dashuru’?
Ma vështirësove,
Kur krejt’ unë t’i kam dhuru’.
STROFA. 2
Dua jetën ta jetoj,
Jo t’marr frymë, si i pavlerë.
Dashuria t’mos shterojë,
Por të rrjedhë, sikur lumenj.
Je ti ëndrra që kam dasht’,
Të më bëhet realitet.
Më beso të lutem pak.
Merrma zemrën që të pret.
Se ti më vret.
REFRENI:
Pse u largove?
-A dashnia s’të ka mjaftu’?
-F’tyrë ëngjëllore,
-T’desha shumë, sa nuk kam besu’.
Pse u largove,
Kur e di sa m’ke dashuru’?
Ma vështirësove,
Kur krejt’ unë t’i kam dhuru’.