Vetes i hapa një derë tjetër,
trokita për mos të mbetur vetëm.
E desha unë jetën, si në letër,
rilindi dashuria ime e vjetër.
S’mund të kërkoja një jetë tjetër,
vetëm me mendje, jo me zemër,
se lumturinë e shpirtit gjeta unë aty.
S’më ndajnë fjalët, jo as dhimbjet,
se me mërzinë jo nuk më rrihet.
Më shumë e desha veten kur të njoha ty.
Më jeto, mos pyet përse,
se nuk ka nesër, nuk ka as dje.
Më jeto pa përse,
një jetë ere, lind me ne.
Më jeto, mos pyet përse,
se nuk ka nesër, nuk ka as dje.
Më jeto pa përse,
një jetë ere, lind atje.
Eca në rrugën që më tha zemra.
Veten e pashë unë sy më sy.
Letra ishte mbushur plot me emra,
veç emri im, jo, nuk ishte aty.
S’mund të kërkoja një jetë tjetër,
vetëm me mendje, jo me zemër,
se lumturinë e shpirtit gjeta unë aty.
S’më ndajnë fjalët, jo as dhimbjet,
se me mërzinë jo nuk më rrihet.
Më shumë e desha veten kur të njoha ty.
Më jeto, mos pyet përse,
se nuk ka nesër, nuk ka as dje.
Më jeto pa përse,
një jetë ere, lind me ne.
Më jeto, mos pyet përse,
se nuk ka nesër, nuk ka as dje.
Më jeto pa përse,
një jetë ere, lind atje.