Kur të jesh ti i lënduar e pa jetë.
Unë do t’vij të rri me ty.
Sikur t’gjithë të të mohojnë e të t’gënjejnë,
Përsëri do jem aty.
Nëse mbetesh vetëm ti,
Veten do mohoj për ty.
Si do mundem unë pa ty ?
Nuk ka më ne, pa ne të dy
E sa herë ti të kesh ftoht’
E t’humbësh nëpër lot
Do t’vij të të mbroj.
Dhe kur fjalët të mbarojn’
Edhe emrin ta harrojnë
Lermë të të jetoj.
Oh jo,
S’mundem dot pa syt’ e tu
Zemrën lash aty unë.
Oh jo,
Jo, jo s’mundem pa ty.
Nëse zgjohem një mëngjes e nuk të gjej
Po çfarë mbetet nga kjo jetë?
Nëse zbrazur e shkatërruar po të jem,
Nuk do lodhem të të gjej.
Lermë dhe sot të fle tek ti.
Më jep pak frymë, pak jetë, pak shpirt.
E sa herë ti të kesh ftoht’
E t’humbësh nëpër lot
Do t’vij të të mbroj.
Dhe kur fjalët të mbarojn’
Edhe emrin ta harrojnë
Lermë të të jetoj.
Oh jo,
S’mundem dot pa syt’ e tu
Zemrën lash aty unë.
Oh jo,
Ku ta gjej një si ti?
Të mos njoh më vetmi.
E sa herë ti të kesh ftoht’
E t’humbësh nëpër lot
Dhe kur fjalët të mbarojn’
Edhe emrin ta harrojnë
Lermë të të jetoj.
S’mundem dot pa syt’ e tu
Zemrën lash aty unë.
Më ler sonte të fle tek ti.
Për pak frymë, për pak shpirt.