O Bir’o
A e nin’ kur fryn kjo erë e malit, o?
A të merr malli për lulet e majit, o?
Po të pret nana te porta, o,
Se bilbilat i zu nata, o.
O Bir’o
A e nin’ më ujin e kroit, o?
A këndon më këngën e mallit, o?
A e sheh hënën anës malit, o?
A m’i ndjen lotët e mallit, o?
O bir,
T’i kanë lidh’ durët me zinxhirë.
Këto rrugët e jetës po godasin me brirë.
S’ka mëshirë, ka vetëm egërsirë.
Eliksir, aroma e suksesit,
sytë e mpirë, është rruga e mëngjesit.
Pa mëshirë, të gjujnë e n’besë t’presin.
Egërsirë, e lotët nuk zbresin.
Shkretëtirë.
Kur bota të duket si labirint,
dije: e mira të nxjerr në dritë.
E ëndrrat e mbajnë gjallë njeriun e mirë,
Shi përtej stuhisë.
Koha plagët i gdhendi në gur.
Shijet e saj të kthyen në burrë.
Ku s’mbin jeta, ka vetëm mur.
Kur ke besim, e thyen çdo mur.
O Bir’o
A e nin’ më ujin e kroit, o?
A këndon më këngën e mallit, o?
A e sheh hënën anës malit, o?
A m’i ndjen lotët e mallit, o?
O bir!
Mos e shit shpirtin për lavdi,
Se kjo jetë të sprovon pa kufi.
Kur të jesh vetëm, vetëm ki pak mëshirë,
Se forca jote do të lindë në errësirë.
A e di që je shpirt i lirë?
A e di kur botët të vijnë?
A e di, do kesh dhe armiq?
Mos ki frikë, ti jo, mos ki frikë.
Kur rruga të hedh në errësirë,
Mos u ndal, se dielli prapë do lindë.
Çdo hap i vështirë do të bëjë më të mirë,
Dihet, zemra fiton kur s’pranon të ketë zinxhirë.
Era e detit ty dot s’të përkul,
Kur ke rrënjë të forta, ajo dot s’të hudh’.
Ku mbin jeta, ka vetëm mund.
Kur ke besim, ti e thyen çdo mur.
Erën e detit, o bir, o…
Mere, mere, mere, o bir, o…
Bëhu lot e më shëro,
Oho, oho, oho…
Erën e detit, o bir, o…
Mere, mere, mere, o bir, o…
Bëhu lot e më shëro,
Oho, oho, oho…
O Bir’o
A e nin’ kur fryn kjo erë e malit, o?
A të merr malli për lulet e majit, o?
Po të pret nana te porta, o,
Se bilbilat i zu nata, o.
O Bir’o
A e nin më ujin e kroit, o?
A këndon më këngën e mallit, o?
A e sheh hënën anës malit, o?
A m’i ndjen lotët e mallit, o?