Hej…sytë nga rruga po më rrinë
A të nisem,
Për tek ti, të heq mërzinë?
Apo në heshtje,
N’dhomë gabimet t’i numëroj
E të shohim kush nga ne më shum’ gaboi…
Hej…kjo vetmi mu’ po më tret
Dhe po mendoj,
Që gabimet tres në det.
Apo gjith’ botës,
Hallin tim un’ t’ja tregoj,
Atë që sot për ty kaq shumë po përjetoj.
Kur ti me njërën dor’ godet
Dhe me tjetrën lotin fshin.
Më dhemb në zemër,
shpirti im sa nuk pëllcet.
Ky mall, si zjarr po djeg
Dhe pse jo mu’, po më tret.
Të lutem, fshehur ti mos qaj.
Un’ pata faj… un’ pata faj…
Hej, në dritare një cigare e kam ndez’
Dhe me të besoj se, po, edhe pak shpres’
Se një ditë ti do m’pranosh
Që asnjë nga ne të dy mos mbetet bosh…
Kur ti me njërën dor’ godet
Dhe me tjetrën lotin fshin
Më dhemb në zemër,
shpirti im sa nuk pëllcet.
Ky mall, si zjarr po djeg
Dhe pse jo mu’, po më tret
Të lutem, fshehur ti mos qaj
Un’ pata faj…
Kur ti me njërën dor’ godet
Dhe me tjetrën lotin fshin
Më dhemb në zemër,
shpirti im sa nuk pëlcet
Ky mall, si zjarr po djeg
Dhe pse jo mu’, po më tret
Të lutem, fshehur ti mos qaj
Un’ pata faj… un’ pata faj…